Rritje e rrogës mesatare për 12.9 perqind në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare në muajin korrik për 12.9 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi (19.1%), Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.6%) dhe […]

shtator 21, 2024 - 21:00
 0  5
Rritje e rrogës mesatare për 12.9 perqind në Maqedoninë e Veriut
Denarë, foto nga Meta.mk

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare në muajin korrik për 12.9 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi (19.1%), Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.6%) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (16.7%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rroga mesatare mujore neto është 40 961 denarë, ndërsa ajo bruto 61 569 denarë.

Në Maqedoninë e Veriut rrogë më e madhe është regjistruar te sektori Programimi kompjuterik (94 693 denarë) dhe Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve (77 188 denarë).