Saranda Imeri Stafai: BDI është pjesë e Akademisë që publikoi Enciklopedinë ku shqiptarët quheshin fise të pacivilizuar
Deputetja e Lëvizjes Demokratike, Saranda Imeri Stafai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thumbuar BDI duke thënë se BDI nuk është pjesë e nismës së Vlen për Akademinë shqiptare të shkencave dhe arteve dhe se BDI është pjesë e Akademisë maqedonase të shkencave të arteve. Postimi i plotë: 1. BDI nuk është pjesë e […]
Deputetja e Lëvizjes Demokratike, Saranda Imeri Stafai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thumbuar BDI duke thënë se BDI nuk është pjesë e nismës së Vlen për Akademinë shqiptare të shkencave dhe arteve dhe se BDI është pjesë e Akademisë maqedonase të shkencave të arteve.
Postimi i plotë:
1. BDI nuk është pjesë e nismës së VLEN për Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve.
2. BDI është pjesë e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, asaj Akademie e cila publikoi Enciklopedinë në të cilën shqiptarët quheshin ‘të ardhur’, ‘nomadë’, ‘fise të pacivilizuara’.