”Beteja” me zjarret: Pikë humanitare për familjet e prekura nga zjarret!

Ka filluar Aksion humanitar nga dje për qytetarët e dëmtuar nga zjarret në Maqedoninë Lindore në vend, ky aksion është i koordinuar nga koalicioni i udhëhequr nga “Humanitare Actions.mk”, Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë KSOM dhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë IPO. Kryetari i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë IPO në Maqedoninë e Veriut, Ejup Akija […] The post ”Beteja” me zjarret: Pikë humanitare për familjet e prekura nga zjarret! appeared first on InfoShqip.com.

gusht 5, 2024 - 20:30
 0  5
”Beteja” me zjarret: Pikë humanitare për familjet e prekura nga zjarret!

Ka filluar Aksion humanitar nga dje për qytetarët e dëmtuar nga zjarret në Maqedoninë Lindore në vend, ky aksion është i koordinuar nga koalicioni i udhëhequr nga “Humanitare Actions.mk”, Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë KSOM dhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë IPO.

Kryetari i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë IPO në Maqedoninë e Veriut, Ejup Akija tha që edhe pse sot është dyta e dytë aksion deri më tani ka shkuar mjaft mirë dhe se janë grumbulluar mjaftueshem dyshek, veshmbadhje, këpuc, dhe shumë gjëra të tjera.

“E hapëm këtë pikë për shkak të zjarreve të cilat u përhapen shumë në vendin tonë në pjesën jugore të shtetit tonë, kështu që sot filluam filluam shumë mirë, njerëzit janë të interesuar po bijnë mjete. Momentalisht jemi duke mledhur dysheke, veshmbadhje, pëlhura këpuc” tha Ejup Akija, Kryetari i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë IPO.

Vështrësia e vetem që përballen kjo shoqatë është mungesa e veturave, per shkak se siç thotë Akija ka persona të cilët nuk kanë mundësi që gjërat materiale t’i sjellin në këtë pikë.

“Kemi pak vështirësi me veturat për shkak se ka njerëz të sëmur pleqë që nuk mund t’i sjellin ato mjete dhe kërrkojnë nga ne që neve të shkojm t’i marrim” – tha Ejup Akija, Kryetari i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë IPO.

“Të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të ofrojnë donacion për personat të cilët pësuan dëme materiale për shkak të zjarreve të cilat kapluan vendin tonë të njejtat do të mund t’i dorzojnë në këtë shoqatë”.

Aksioni do të zgjasë disa ditë, Pika do të jetë ngjitur me “East Gate Mall” pranë ndërmarrjes së shërbimeve. Në këtë pikë qytetarët do të mund të marrin ushqime, veshmbathje, atlete, mobilie, dyshekë dhe gjëra të tjera materiale, të cilat më pas do të dërgohen në rreth 30 fshatra për rreth 400 familje. /tvklan.mk

The post ”Beteja” me zjarret: Pikë humanitare për familjet e prekura nga zjarret! appeared first on InfoShqip.com.