Sërish zihen për vulën e partisë!
Sërish zihen për vulën e partisë. Arben Taravari mbrëmë kumtoi që Gjykata e Apelit vendosi që Partia Aleanca për Shqiptarët i takon Shumicës Absolute. “Partia i kthehet Anëtarësisë së saj. The post Sërish zihen për vulën e partisë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sërish zihen për vulën e partisë. Arben Taravari mbrëmë kumtoi që Gjykata e Apelit vendosi që Partia Aleanca për Shqiptarët i takon Shumicës Absolute.
“Partia i kthehet Anëtarësisë së saj. Aleanca për Shqiptarët është e jona”, shkroi Taravari.
Reagoi Krenar Lloga nga kampi i Ziadin Selës.
”Edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ai nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”. Lënda rreth legjitimitetit të Aleancës për Shqiptarët është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës. ASHM – Aleanca për Shërbimet ndaj Mickoskit do ishte e drejtë të quhet subjekti i ri pas ndarjes nga partia jonë. 100 ditë në qeverisje me VMRO-DPMNE e kanë dëshmuar në çdo sekondë veprimtarinë kuislinge. Edhe në Gjykatën e Apelit në Gostivar është ndërruar gjyqtarja ama… Ska lidhje be shoc, mos e përmend se në favorin tonë është”, shkroi Lloga.
Pasoi reagimi i deputetit Rihat Shaqiri nga krahu i Arben Taravarit:
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për partinë tonë por sidomos për Drejtësinë e brishtë të këtij vendi.
Pas një telenovele aspak fisnike dhe debati absurd se e kujt ishte partia, ndërkohë që Partia është gjithnjë e shumicës së anëtarëve, Gjykata e Apelit vendosi se: edhe ligjërisht Aleanca për Shqiptarët na takon ne, me në krye Arben Taravari, njeriu i cili nuk hoqi dorë nga vija e partisë.
Modestia e këtij njeriu është aq e madhe sa me siguri nuk do të jetë dakort tani që po dëgjon këto fjalë vlerësimi për të, por në emër të të gjithë partisë tonë, në emër të çdo aktivisti, gjej rastin të shpreh mirënjohjen tonë ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët z.Arben Taravari!
Edhe pse u bë shënjestër e shpifjeve dhe ofendimeve, edhe pse pati oferta marramendëse, ai nuk luajti nga pozicioni i tij, dhe natyrisht që koha i dhà të drejtë, ndaj sot jemi parti legjitime, më e madhe parti shqiptare në vend!
Faleminderit të gjithë anëtarëve, që nuk hoqën dorë, e vazhduan dhe e vazhdojnë betejën e tyre për një jetë më të mirë!
Faleminderit shqiptarëve të cilët edhe pse u gjendën në kurthin e shëmtuar të lajmeve të rreme, të intrigave e çmos, ata as nuk hoqën dhe as nuk po heqin dorë nga partia jonë!
Motra dhe Vëllezër, nga ana tjetër le të shërbejë ky rast për të reflektuar dhe për të kuptuar se ndarjet nuk i ndihmojnë askujt!
Jeta është shumë e shkurtër dhe mjafton vetëm për të bërë vepra të mira. Punët e mira bëhen më mirë bashkë! Kjo ditë nuk është një ditë ku zyrtarizohet ndarja, është një ditë ku zyrtarisht të drejtën për ta menaxhuar partinë e fiton Populli.
Urime të gjithë anëtarëve, nga ajo dhe ai i fshatit më të largët e deri tek Kryesia e Kryetari!
Urime Drejtësisë!
Dhe sigurisht Urime Anëtarësisë sepse kjo parti është vetëm e Anëtarësisë dhe asnjë emri të veçantë!
Rroftë Aleanca për Shqiptarët
Zoti ju Bekoftë!
Reagoi edhe Elmi Aziri, Nëkryetar i Aleancës për Shqiptarët:
Duam të njoftojmë opinionin se vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit për kontestin gjyqësor rreth Aleancës për Shqiptarët, ka rikthyer lëndën për rigjykim në Gjykatën Themelore në Tetovë. Ky vendim nuk nënkupton se partia i është dhënë palës tjetër, por për këtë duhet të vendosë Gjykata Themelore në Tetovë.
Duam të rikujtojmë poashtu se vendimi i Gjykatës së Apelit është sjellë pas një stërzgjatje dhe një sërë prolongimesh dhe pas deklaratave të shumta të ish bashkëpartiakëve tanë se citoj, me ndryshimin e Qeverisë do të ndryshojë edhe vendimi në Apel.
Sidoqoftë, besojmë fuqishëm se në rigjykim do të vërtetohet vendimi i parë dhe Aleanca për Shqiptarët do tu rikthehet shumicës absolute të anëtarëve të saj, të cilët janë reshtuar pas Ziadin Selës, pas themeluesve dhe drejtuesve legjitim të subjektit, të cilët u rikonfirmuan në Kongresin e vetëm legjitim dhe këtë e kemi dëshmuar me të gjitha procedurat ligjore dhe statutare, dokumentacionin e nevojshëm dhe nënshkrimet e delegatëve legal.
Çdo deklaratë tjetër, triunfalizëm i parakohshëm dhe shtrembërim i së vërtetës, ka për qëllim të shkaktojë huti në opinion dhe defokusim nga problemet reale, nga skandalet dhe skandalet e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie monoetnike. Arben Taravari duhet të jep përgjegjësi për lidhjet me Dushko Pavlovskin, tenderat e fituara dhe lejet për ndërtim, si dhe kuorumin që deputetët e tyre siguruan për Ligjin për branitella.
The post Sërish zihen për vulën e partisë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .