Sela: Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat deri tani

Fronti Europian sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka mbajtur mbledhje, ku kanë diskutuar për çështjet e fundit politike në vend. Ziadin Sela, i cili po ashtu ka marrë pjesë, pas takimit tha se Qeveria nuk duhet të guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani, duke iu referuar iniciativës për Ligjin […]

dhjetor 9, 2024 - 19:00
 0  7
Sela: Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat deri tani

Fronti Europian sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka mbajtur mbledhje, ku kanë diskutuar për çështjet e fundit politike në vend. Ziadin Sela, i cili po ashtu ka marrë pjesë, pas takimit tha se Qeveria nuk duhet të guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani, duke iu referuar iniciativës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese.

“U konsultuam për situatën politike, Fronti ka paralajmëruar që Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani. Ka vend për t’u debatuar për statusin juridiko-kushtetues që e gëzojnë bashkësitë etnike në Maqedoni, por kjo nuk do të thotë të shfuqizohen ato që janë bërë deri tani. Ligji për përdorimin e gjuhëve aspak s’është anti-kushtetues, ndërsa ajo që ekziston është aversioni ndaj gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera”, tha Sela.