Senati italian miratoi Marrëveshjen e Pensioneve me Shqipërinë, reagon Balla: Ditë historike!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka reaguar lidhur me miratimin nga senati të Marrëveshjes së Pensioneve Shqipëri-Itali. Përmes një video-mesazhi, Balla  e quajti një ditë historike këtë të sotme për popullin shqiptar. Ministri, i cili ndodhej në sallë për të ndjekur diskutimet dhe votimin, deklaroi gjithashtu se kjo është një ditë […]

Mars 5, 2025 - 19:00
 0  4
Senati italian miratoi Marrëveshjen e Pensioneve me Shqipërinë, reagon Balla: Ditë historike!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka reaguar lidhur me miratimin nga senati të Marrëveshjes së Pensioneve Shqipëri-Itali.

Përmes një video-mesazhi, Balla  e quajti një ditë historike këtë të sotme për popullin shqiptar.

Ministri, i cili ndodhej në sallë për të ndjekur diskutimet dhe votimin, deklaroi gjithashtu se kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për 500 mijë bashkatdhetarët përfitues të kësaj marrëveshjeje, por është një ditë e rëndësishme edhe për familjarët e tyre kudo që ndodhen.

Postimi i Taulant Ballës:

U kry! Me të gjitha votat PRO Senati i Parlamentit Italian ratifikoi finalizimin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane në fushën e Sigurimeve Shoqërore/Pensionet. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Itali, por edhe familjarët e tyre kudondodhur, sepse me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes të gjithë ata (450.000-500.000 shqiptare) që kanë shumë vite që jetojnë, sakrifikojnë, punojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomik të Italisë, (nga ’90 e këtej) por edhe të atyre shtetasve italianë që kanë kontribuar e punojnë në Shqipëri, do të kenë më në fund mundësi të gëzojnë dhe përfitojnë sigurimet shoqërore/pensionet. Me firmosjen nga Presidenti Mattarella Marreveshja hyn në fuqi.

Senati e miratoi me 129 vota Marrëveshjen e Pensioneve Shqipëri-Itali, e cila më herët kishte kaluar edhe në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian.