“Servil i shtetit” – degradon debati i Xuxit dhe Vullnetit në Big Brother VIP Kosova

Një debat i ashpër me tone të larta ka ndodhur së fundmi në mes të Xuxit dhe Vullnet Krasniqit. Banorët janë zënë për punët që bëjnë jashtë, ku me këtë rast hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit. Ka qenë gazetari i cili i tha Xuxit ‘servil i shtetit’ duke vazhduar se paguhet me taksat tona. […]

dhjetor 9, 2024 - 10:00
 0  7
“Servil i shtetit” – degradon debati i Xuxit dhe Vullnetit në Big Brother VIP Kosova

Një debat i ashpër me tone të larta ka ndodhur së fundmi në mes të Xuxit dhe Vullnet Krasniqit.

Banorët janë zënë për punët që bëjnë jashtë, ku me këtë rast hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit.

Ka qenë gazetari i cili i tha Xuxit ‘servil i shtetit’ duke vazhduar se paguhet me taksat tona.

Foto: Screenshot/YouTube

E nga ana tjetër, Naim Bunjaku (emri i vërtetë) ia përmendi edhe disa gjëra nga jashtë Krasniqit.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Vullneti: Punëtor i shtetit, servil i shtetit.

Xuxi: Do të t’i nxjerrë të gjitha jashtë.

Vullneti: Ti asgjë nuk je, gazetar nuk je.

Xuxi: Jam autor i emisionit, prezantues.

Vullneti: Punëtor i shtetit i paguar nga taksat tona.

Xuxi: A do me të tregu kush të ka paguar ty.

Vullneti: Ti lexon tituj të portaleve, shfrytëzues i parave publike me shku në Grammy, ke shkuar nëpër festivale me pare të shtetit.

Xuxi: Unë me sponsora kam shkuar.

Xuxi: Servil i politikave ditore. Ti je servil i Berat Buzhalës.

Xuxi: Po gënjen për të gjitha. Të kanë larguar prej punëve ka ke shkuar.

Vullneti: Nuk jam ardhur këtu për me rregullu imazhin.