Sesioni i ri parlamentar/Bardhi pas mbledhjes së grupit: Motoja do të jetë “nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme”
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komunikuar me mediat pas mbledhjes së grupit. Ai tha se ky sesion i ri parlamentar do të udhëhiqet nga parimi se nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bardhi tha se nuk mund të kushtëzohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese […]
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komunikuar me mediat pas mbledhjes së grupit.
Ai tha se ky sesion i ri parlamentar do të udhëhiqet nga parimi se nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Bardhi tha se nuk mund të kushtëzohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me asnjë çështje tjetër. Sipas tij, Kuvendi ka një grup dialogu që është funksional dhe duhet të vazhdojë përmbylljen e reformës zgjedhore.
“Sesioni i ardhshëm parlamentar do të udhëhiqet nga një parim i thjeshtë, nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi kryesor i agjendës tonë parlamentare dhe aksionit tonë do jetë i fokusuar tek beteja për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka qenë problem gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Ramës se kurrë nuk është zhvilluar procesi normal zgjedhor. Për herë të parë nuk ka patur asnjë reformë kuptimplotë zgjedhore.
Gjata qeverisjes së PD çdo kërkesë e opozitës së asaj kohe është shoqëruar me një reformë kuptimplotë zgjedhore.
Motoja jonë e aksionit politik dhe parlamentar është që nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kemi përcaktuar edhe tre çështjet e interesit kombëtar ku do të fokusohet puna jonë, që ka të bëjë me propozimin tonë për vendosjen e minimumit jetik për të ndihmuar shtresat në nevojë, e dyta projektligji për rritjen e pensioneve, me qëllim rritjen e pensioneve për shtresat në nevojë. Kemi caktuar edhe çështjet që do ndiqen me projektligjet që qëndrojnë të fjetura në Kuvend.
Mazhorana ka shkelmuar çdo mundësi të opozitës në një shoqëri demokratike dhe detyra jonë është ti qëndrojmë përballë”, tha Bardhi.