Kryeministri Rama në Forumin e Bledit: Putini e bëri BE të kuptonte se jeton në një botë paralele
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e Bledit në Slloveni, tha se situata e krijuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës ka kontribuar në ndryshimin e perceptimit të BE-së ndaj zgjerimit. “Ka diçka që e them që ditën e parë sa i përket zgjerimit; është Vladimir Putini, ishte puna e zellshme e Vladimir […]
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e Bledit në Slloveni, tha se situata e krijuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës ka kontribuar në ndryshimin e perceptimit të BE-së ndaj zgjerimit.
“Ka diçka që e them që ditën e parë sa i përket zgjerimit; është Vladimir Putini, ishte puna e zellshme e Vladimir Putinit që të pushtonte një vend për të ndihmuar BE të kuptojë se jeton në një botë paralele”, tha Rama.
Rama vlerësoi angazhimin e BE dhe atë personal të kryetares së Komisonit Evropian Ursula Von der Leyen për një treg të përbashkët evropian, që siç tha po shkon në rrugën e duhur.
“Këto botë paralele po pranëvendosen dhe ajo që Ursula tha është inkurajuese, sepse 1 vit më parë ajo premtoi planin e ri të rritjes, që tashmë është vënë në rrugën e duhur dhe jemi shpresëplotë se edhe më shumë gjëra do të ndodhin”, u shpreh Rama.