Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thirrje prindërve dhe personelit arsimor për kujdes
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, iu ka bërë thirrje prindërve dhe personelit arsimor që të shtojnë kujdesin në përmbajtjen që fëmijet ndjekin. Arsyeja e këtij apeli të Ahmetit, është rritja e numrit të fëmijëve të lënduar si pasojë e praktikimit të një loje të re që është shfaqur në platformën “TikTok”. Në njoftimin
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, iu ka bërë thirrje prindërve dhe personelit arsimor që të shtojnë kujdesin në përmbajtjen që fëmijet ndjekin.
Arsyeja e këtij apeli të Ahmetit, është rritja e numrit të fëmijëve të lënduar si pasojë e praktikimit të një loje të re që është shfaqur në platformën “TikTok”.
Në njoftimin e komunës së Lipjanit, thuhet se ditëve të fundit komuna është njoftuar për rritje të numrit të nxënësve të lënduar si pasojë e kësaj të loje, apo siç njihet edhe si ‘sfidë’.
“Loja quhet Sfida e Supermenit dhe përfshin hedhjen me njërën dorë përpara, duke imituar personazhin Superman. I bëjmë thirrje të gjithë prindërve: Kujdesuni për përmbajtjet që fëmijët ndjekin në platformat sociale dhe ndihmojini të kuptojnë pasojat e mundshme fizike dhe emocionale që mund të shkaktojnë këto lojëra”- thuhet në njoftimin e komunës së Lipjanit.
Kreu i Lipjanit, ka apeluar për vigjilencë dhe ndërgjegjësim ndaj këtyre fenomeneve.
Ai e luti personelin arsimor të shtojë kujdesin që fenomene të tilla mos të jenë të pranishme në shkolla.
“Mesazh për fëmijët dhe adoleshentët: Sfidat e tilla jo vetëm që dëmtojnë shëndetin tuaj, por mund të rrezikojnë edhe jetën tuaj. Mos lejoni që presioni i rrjeteve sociale t’ju shtyjë drejt aktiviteteve të rrezikshme. Jeta dhe mirëqenia juaj janë më të rëndësishme”- ka thënë tutje ai.