Shaqiri: BDI-ja, parti pa ideal! (Video)

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, thotë se brenda BDI-së ka vetëm grupe interesi, por jo edhe ideal. Përmes një prononcim për gazetën LAJM, Shaqiri porositi BDI-në që kalimin në opozitë ta shfrytëzojë për tu reformuar. “Në kuadër të atij subjekti nuk ka më ideal por ka grupe të interesit dhe është mirë që BDI-ja […]

qershor 4, 2024 - 16:01
 0  6
Shaqiri: BDI-ja, parti pa ideal! (Video)

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, thotë se brenda BDI-së ka vetëm grupe interesi, por jo edhe ideal.

Përmes një prononcim për gazetën LAJM, Shaqiri porositi BDI-në që kalimin në opozitë ta shfrytëzojë për tu reformuar.

“Në kuadër të atij subjekti nuk ka më ideal por ka grupe të interesit dhe është mirë që BDI-ja të reformohet të ngelet ajo strukturë e njerëzve që besojnë në idealin e BDI-së edhe realisht t’i qasen punës, të jenë një opozitë konstruktive, të mundohen të na korrigjojnë neve në gabimet e mundshme tona që mund të ndodhin gjatë qeverisjes tonë dhe qytetarët t’i shfrytëzojnë benefitet e qeverisjes tonë”, u shpreh Shaqiri për gazetën LAJM.