Kurti: Kosova i ka borxh Bosnjës në shumë mënyra

Kryeministri Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Sarajevë, mori pjesë, si folës kyç, në diskutimin e organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99, me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve rajonale me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës”. Në adresimin e tij fillestar, ai tha se në Sarajevë ka

dhjetor 7, 2024 - 20:00
 0  5
Kurti: Kosova i ka borxh Bosnjës në shumë mënyra
kurti:-kosova-i-ka-borxh-bosnjes-ne-shume-menyra

kurti:-kosova-i-ka-borxh-bosnjes-ne-shume-menyra

Kryeministri Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Sarajevë, mori pjesë, si folës kyç, në diskutimin e organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99, me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve rajonale me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës”.

Në adresimin e tij fillestar, ai tha se në Sarajevë ka ardhur si mik dhe partner, jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, duke shtuar se marrëdhënia jonë është e rrënjosur në njerëzit dhe vlerat që ne ndajmë – demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe një përkushtim të palëkundur për dinjitetin e çdo individi.

“Kosova dhe Bosnja janë të lidhura jo vetëm përmes historisë së përbashkët dhe lidhjeve familjare, por edhe përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Kosova i ka borxh Bosnjës në shumë mënyra. Në pjesën më të madhe, pikërisht për shkak të tmerreve që përjetoi bota këtu në Bosnje dhe Hercegovinë, NATO ndërhyri në Kosovë para se të ndërhynte në Bosnje, për të ndaluar gjenocidin e Serbisë. NATO-ja ndërhyri në Bosnje dhe Hercegovinë pas Srebrenicës, pra në vitin e katërt të luftës, ndërsa në Kosovë në vitin e dytë të luftës, për shkak të Srebrenicës”, tha Kurti.

Shefi i qeverisë theksoi se demokracia dhe shteti ligjor janë thelbësore, dhe se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por as nuk duhet të jetë jashtë ligjit, bëhet e ditur në komunikatën e Kryeministrisë, përcjell Klankosova.tv.

“Për qytetarët e thjeshtë, prania e shtetit ligjor do të thotë liri, ndërsa për kriminelët do të thotë e kundërta. Prania e politikanëve mbi ligjin dhe e kriminelëve jashtë ligjit është arsyeja pse ne kemi një ndikim të madh të krimit të organizuar në rajonin tonë të Ballkanit. Janë pikërisht këto struktura që nxisin tensionet në rajonin tonë dhe kërcënojnë me konflikte dhe luftëra të reja.”

Sa i përket zhvillimeve në vend dhe qeverisjes, i pari i ekzekutivit tha se Kosova nuk është një vend i madh, është një shembull i mrekullueshëm që progresi demokratik dhe rritja ekonomike shkojnë së bashku.

“Jetojmë në kohë kur disa fuqi dhe superfuqi duan të dëshmojnë se zhvillimi dhe rritja ekonomike nuk kanë nevojë për demokraci, nuk kanë nevojë për të drejtat e njeriut, nuk kenë nevojë për shtet ligjor, por ne kemi treguar dhe dëshmuar se është e mundur të kemi rritje ekonomike nga njëra anë dhe përparim demokratik nga ana tjetër. Ne kemi treguar gjithashtu se në ndërkohë kemi menaxhuar me sukses disa nga sfidat më të mëdha të sigurisë. Ne duam të ndërtojmë miqësi me Bosnjën dhe Hercegovinën mbi këtë bazë dhe të shkojmë bashkë drejt integrimit euroatlantik sa më shpejt të jetë e mundur. Bosnja dhe Hercegovina nga njëra anë dhe Republika e Kosovës në anën tjetër nuk janë probleme, por Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës kanë probleme dhe  një problem e kanë të përbashkët, e ai problem i përbashkët është fqinji juaj lindor dhe fqinji ynë verior i cili është fqinji i njëjtë. Ne nuk mund të ndryshojmë as gjeografinë e as historinë, por së bashku do ta ndryshojmë të ardhmen tonë për të mirë”.