Shënoi rritje eksporti dhe importi i mallrave në RMV

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – gusht 2024, është 319,477 milionë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 5.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. Vlera e mallit të importuar, në janar […]

tetor 4, 2024 - 16:00
 0  6
Shënoi rritje eksporti dhe importi i mallrave në RMV
Pazar, treg, analiza ekonomike, varferi, shitblerje, qytetare, shkup, bit pazar

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – gusht 2024, është 319,477 milionë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 5.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Vlera e mallit të importuar, në janar – gusht të vitit 2024, është 451,884 milionë denarë që është më shumë për 0.5 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Deficiti tregtar, në periudhën janar – gusht të vitit 2024, është 132 406.8 milionë denarë.

Në periudhën janar – gusht të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.