SHGM: Etiketimi politik i gazetarëve është i papranueshëm

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM) kërkoi që të ndalen grindjet partiake në të cilat përdoren emrat dhe qëndrimet e gazetarëve, pasi kjo praktikë është e papranueshme dhe e dëmshme për të gjithë hapësirën mediatike, transmeton Portalb.mk. “SHGM apelon që zyrtarët publikë që të përmbahen nga deklaratat që mund të interpretohen si etiketim […]

shkurt 23, 2025 - 11:00
 0  5
SHGM: Etiketimi politik i gazetarëve është i papranueshëm
Media, gazetarë, gazetari. televizion, kamera, foto: Suad Bajrami

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM) kërkoi që të ndalen grindjet partiake në të cilat përdoren emrat dhe qëndrimet e gazetarëve, pasi kjo praktikë është e papranueshme dhe e dëmshme për të gjithë hapësirën mediatike, transmeton Portalb.mk.

“SHGM apelon që zyrtarët publikë që të përmbahen nga deklaratat që mund të interpretohen si etiketim apo diskreditim të gazetarëve. Veprime të tilla nuk janë në frymën e vlerave demokratike dhe kërcënojnë cilësinë e debatit publik”, thonë nga SHGM.

Ata shtojnë se nëse kanë shqetësime për përmbajtje të caktuara mediatike, politikanët mund të paraqesin ankesë tek organet përkatëse vetërregulluese, si Këshilli i Nderit në SHGM ose Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM).