Shkup, studentët kërkojnë dizajn të ri për ndërtesat FShIIK dhe FEFSSh, nuk duan barok

Qeveria të shpallë konkurs studentor për vendim për fasadat e godinave të reja të Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK) dhe Fakultetit të edukatës fizike, sportit dhe shëndetit (FEFSSh), kërkojnë studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM), transmeton Portalb.mk. Kuvendi i studentëve universitar në UKM i ka dërguar kërkesë […]

shtator 3, 2024 - 21:00
 0  7
Shkup, studentët kërkojnë dizajn të ri për ndërtesat FShIIK dhe FEFSSh, nuk duan barok
Objekti i FShIIK. Foto: Meta.mk (janar 2023)

Qeveria të shpallë konkurs studentor për vendim për fasadat e godinave të reja të Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK) dhe Fakultetit të edukatës fizike, sportit dhe shëndetit (FEFSSh), kërkojnë studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM), transmeton Portalb.mk.

Kuvendi i studentëve universitar në UKM i ka dërguar kërkesë zyrtare Qeverisë së Maqedonisë për këtë çështje.

Në dokument, studentët shprehen të pakënaqur me zgjidhjen aktuale, sidomos për fasadat e objekteve, ndërtimi i të cilave është pezulluar prej vitesh. Ata kërkojnë që në konkurs të mund të aplikojnë studentë që do të krijojnë dizajn inovativ dhe të qëndrueshëm të përshtatshëm për kampusin.

“Pas shprehjes së pakënaqësisë për zgjidhjen aktuale, veçanërisht për fasadat e ndërtesave ekzistuese të përmendura, nevojitet një konkurs që do të inkurajojë studentët të krijojnë një dizajn inovativ dhe të qëndrueshëm që do t’i përshtatet kampusit. Kjo bën të mundur zbatimin e zgjidhjes më kreative dhe më të përshtatshme ekonomikisht, të zgjedhur sipas kritereve të stafit profesional”, thuhet në kërkesën e KSU UKM drejtuar Qeverisë.

Ndërtimi i objekteve të FShIIK dhe FEFSSh të cilat filluan në dhjetor 2015 si pjesë e projektit Shkup 2014, tetë vjet më vonë, nuk ka përfunduar. Dy godinat, të cilat ishin planifikuar të ishin në stilin barok, duhej të zgjidhnin problemet e fakulteteve, të cilat prej vitesh janë në kushte të këqija. Kontraktor i ndërtimit ishte kompania “Beton-Shtip”, por pasi ajo falimentoi në korrik 2019, ndërtimi u ndal.

Për shkak të kësaj, institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend – Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK), i cili sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave nga korriku i këtij viti, ka 4.722 studentë, mbetet pa objekt të vetin.

Studentët dhe punonjësit e FINKI-t në pranverë organizuan protesta për shkak të mungesës së një godine dhe kërkuan që sa më shpejt të merrnin ambiente të përshtatshme për numrin e studentëve dhe llojin e studimeve që studiojnë.