Shoqata e Pensionistëve akuza ndaj Qeverisë, bën thirrje të mos votohet më Kurti

Që nga fillimi i qeverisjes Kurti II, u është premtuar pensionistëve të vendit se do të kenë rritje. E, si duket kjo rritje ende nuk ka shënuar ndonjë rezultat.   Për këtë çështje, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi,ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka mbajtur më të voglin premtim drejt […]

shtator 15, 2024 - 14:00
 0  7
Shoqata e Pensionistëve akuza ndaj Qeverisë, bën thirrje të mos votohet më Kurti
shoqata-e-pensionisteve-akuza-ndaj-qeverise,-ben-thirrje-te-mos-votohet-me-kurti

shoqata-e-pensionisteve-akuza-ndaj-qeverise,-ben-thirrje-te-mos-votohet-me-kurti

Që nga fillimi i qeverisjes Kurti II, u është premtuar pensionistëve të vendit se do të kenë rritje.

E, si duket kjo rritje ende nuk ka shënuar ndonjë rezultat.

 

Për këtë çështje, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi,ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka mbajtur më të voglin premtim drejt përmirësimit të gjendjes së të moshuarve në aspektin e mirëqenies sociale.

Gashi shprehet se ndihen të injoruar dhe se të njejtit nuk kanë shfaqur asnjë shenjë për bashkëpunim.

“Normalisht që nuk jemi të kënaqur sepse jeni të informuar se në kontinitet këta na kanë injoruar dhe nuk kanë bashkëpunaur me ne, përkundër kërkesave përmanente që ne të bashkëpunojmë dhe t’ju ndihmojmë në realizimin e të drejtave të pensionistëve sepse megjithatë e kemi një përvojë dhe kemi kuadro të sistemuara që e njohin këtë problematikë mjaft mirë, por ja që ata nuk na kanë komunikuar në asnjë rast dhe nuk kanë treguar shenja të bashkëpunimit me ne, absulutivisht na kanë anashkaluar”, tha Gashi per Gazeten Blic

Ai u bën thirrje të gjithë pensionistëve që mos ta votojnë këtë qeveri, dhe sipas tij pak para zgjedhjeve qeveria në pushtet do t’i rritë këto pensione, si shkak për të dalë shpëtimtar.

“Duke i thirrur pensionistët dhe gjithë popullin e Kosovës që mos te votojnë këtë qeveri më, se Qeveri më e keqe s’do të  ekzistojë më. Këta kanë me provu tash me bë atë trukun parazgjedhor, me i rritë pensionet dhe me dalë si shpëtimtarë. Unë i thërras pensionistët që të mos e kapin këtë karrem sepse ky ka me qenë vetëm një karrem dhe nëse këta i fitojnë zgjedhjet, ditë të këqija për pesionistët kanë me ardhë”, vlerësoi kryetari Gashi.

Më tej, kryetari vlerëson se këto mjete që shpërndahen për pensionistët nuk janë të përballueshme në krahasim me kosoton e jetesës në Kosovë, pra sipas tij është një shumë që e mbulon vetëm blerjen e barnave.

“Kostoja jetësore është trefishuar në raport me vitin 2021, pensionet kanë mbetur në të njejtin nivel dhe një e trea e pensionistëve tërë pagën që e marrin për pensione e shfrytëzojnë për barna, ku janë të tjerat nevoja që edhe ata si njerëz i kanë nevojë edhe të vishen, edhe të mbajnë higjienën, edhe të ushqehen dhe të gjitha gjërat që kostoja ka shkuar shumë lart”, vlerësoi ai.

Po ashtu, Gashi thekson se çdo ditë pranon ankesa nga pensionistët, të cilët i kërkojnë edhe të protestojnë.

Ndër të tjera, ai thotë se pavarsisht postit që mban Kryeministri Kurti, ai nuk ka sens dhe as empati për këtë kategori.

“Shpesh e zhveshi nga posti i kryeministrit dhe e trajtoj si Albin Kurt dhe ky as si Albin Kurt nuk ka treguar sens dhe empati për këtë kategori, pra nuk ka emocion, nuk ka kurrfarë lidhje me këtë, deri në njeriun absulut, deri në përbuzje”, përfundoi Gashi.