Jasharaj: Premtimi i VV-së për ndërtimin e 160 çerdheve ishte pritur me entuziazëm, por nuk e mbajtën
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka potencuar se premtimi i Vetëvendosjes për ndërtimin e 160 çerdheve ishte pritur me entuziazëm. Ai thotë për Front Online se shumë premtime nuk mbajti kjo Qeveri. Jasharaj ka treguar se si do të ndikonte ndërtimi i 160 çerdheve në Kosovë. “Shumë premtime kanë mbetur të pa realizuara nga kjo […]
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka potencuar se premtimi i Vetëvendosjes për ndërtimin e 160 çerdheve ishte pritur me entuziazëm.
Ai thotë për Front Online se shumë premtime nuk mbajti kjo Qeveri.
Jasharaj ka treguar se si do të ndikonte ndërtimi i 160 çerdheve në Kosovë.
“Shumë premtime kanë mbetur të pa realizuara nga kjo Qeveri. Është pritur me entuziazëm lajmi për një numër goxha i madh të çerdheve por aspak nuk u realizua. Kjo do të ndihmonte në përfshirjen më të madhe të fëmijëve në këto institucione që do të ishin më të përgatitur për të vazhduar rrugëtimin në shkollë”, u shpreh Jasharaj.
Opozita thotë se për 4 vite u ndërtuan veç 4 çerdhe, MASHT-i fajëson Komunat – FrontOnline