Shpallet konkursi për drejtor të AQP-së

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur konkurs për drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), ku deri më tash këtë pozitë e ka drejtuar Behxhet Rrukiqi për një mandatë si drejtor, deri sa pas përfundimit të mandatit si ushtrues i detyrës së drejtorit, raporton Front Online. Në konkursin e publikuar e që është […]

gusht 15, 2024 - 14:00
 0  5
Shpallet konkursi për drejtor të AQP-së
shpallet-konkursi-per-drejtor-te-aqp-se

shpallet-konkursi-per-drejtor-te-aqp-se

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur konkurs për drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), ku deri më tash këtë pozitë e ka drejtuar Behxhet Rrukiqi për një mandatë si drejtor, deri sa pas përfundimit të mandatit si ushtrues i detyrës së drejtorit, raporton Front Online.

Në konkursin e publikuar e që është i hapur deri më 22 gusht të këtij viti thuhet se personi që konkurron në këtë pozitë duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, duhet të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi, të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët, të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje, të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik, të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës, të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj, raporton Front Online.