Shteti Bektashi në Tiranë, Berisha: Skenari erdhi nga Vuçiçi. Propozimi i Ramës, thikë e madhe pas shpine ndaj kombit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, nuk ngushëlloi familjen Bunjaku por vrapoi për të ndihmuar vëllain e tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiç. “Rama nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi të kërkojë konferencën ndërkombëtare me praninë ruse për të ndihmuar vëllain Vuçiç”, u […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, nuk ngushëlloi familjen Bunjaku por vrapoi për të ndihmuar vëllain e tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Rama nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi të kërkojë konferencën ndërkombëtare me praninë ruse për të ndihmuar vëllain Vuçiç”, u shpreh Berisha.
Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, skenari i ‘Shtetit Bektashi’ është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, por edhe ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti. “Bektashinjtë ishin rilindësit e mëdhenj, rilindësit gjenialë që shkruan dhe mbrojtën doktrinën e shqiptarësisë”, tha Berisha.
Lideri i opozitës u ndal propozimi skandaloz dhe ogurzi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri.
“Propozimi i Ramës për shtetin e ri është një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit, Kushtetutës dhe besimtarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij te “Rruga e Shpresës”.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se asnjë projekt ogurzi për shqiptarët nuk do ta shpëtojë. “Shqipëria ka qenë dhe do mbetet vendi i harmonisë së shkëlqyer fetare”, theksoi lideri i demokratëve, Sali Berisha gjatë tubimit qytetar.