PD paralajmëroi bojkot pas dënimit të Salianjit, Peleshi: Ne do të vazhdojmë jetën parlamentare
Në një kohë që PD ka njoftuar aksionin e saj në Kuvend, duke bojkotuar komisionet parlamentare dhe bllokimin e seancave, PS bën me dije se do e vijojë normalisht jetën parlamentare. Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Niko Peleshi tha pas mbledhjes me deputetët se pavarëisht vendimeve të PD, PS do vijojë mbledhjet e komisioneve […]
Në një kohë që PD ka njoftuar aksionin e saj në Kuvend, duke bojkotuar komisionet parlamentare dhe bllokimin e seancave, PS bën me dije se do e vijojë normalisht jetën parlamentare.
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Niko Peleshi tha pas mbledhjes me deputetët se pavarëisht vendimeve të PD, PS do vijojë mbledhjet e komisioneve si dhe seancat parlamentare.
Niko Peleshi: Kemi diskutuar për rendin e ditë, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PS do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha mbledhjet. Edhe seanca e sotme është një seancë e rëndësishme, pas javës së gjelbër. Deputetët kanë qenë në terren.
Si e komenton aksionin e opozitës?
Sot është zhvilluar një seancë e Komisionit për Çështjet Europiane, ku ka kaluar raportin për pozicionin e Shqipërisë në raport me BE, është një hap para në këtë proces. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të opozitës. Ka dhe komisione të reja. Jeta parlamentare po vazhdon. Ne do ta vazhdojmë jetën parlamentare. Është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo.
Si do të veprojë mazhoranca, nëse opozita bllokon mbledhjet dhe komisionet?
S’kemi pse paragjykojmë, deri më tani nuk ka asgjë të tillë. S’e kemi kuptuar mirë vendimin e opozitës, s’e di çfarë do të thotë ndërprerje e marrëdhënieve me mazhorancën. Bllokim nuk e di çfarë do të thotë, ne na qëndron në krye ligji.