Ahmeti kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN: BDI frikësohet nga humbja e zgjedhjeve lokale
“Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale dhe bënë çdo gjë të pamundur t’i ikë zgjedhjeve lokal edhe t’i bojkotojë ato. Informatat e tona janë se brenda BDI-së seriozisht bisedohet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe ne këtë e shohim vetëm një lëvizje të Ahmetit në drejtim të krijimit të alibisë që […]


“Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale dhe bënë çdo gjë të pamundur t’i ikë zgjedhjeve lokal edhe t’i bojkotojë ato. Informatat e tona janë se brenda BDI-së seriozisht bisedohet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe ne këtë e shohim vetëm një lëvizje të Ahmetit në drejtim të krijimit të alibisë që mos të marrë pjesë në zgjedhje”. Kështu i është përgjigjur kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, kryetarit të BDI- së Ali Ahmeti, i cili dje në tubimin partiak në Shkup, kërkoi publikisht që VLEN të dalë nga Qeveria dhe të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare bashkë me ato lokale, shkruan Portalb.mk.
Sipas Kasamit, BDI nuk ka kandidatë të denjë për komunat shqiptare.
“Rasti i Tetovës dhe shumë komuna të tjera, ata e kanë problem të gjejnë kandidatë për të dalë në zgjedhje, për të garuar. Kjo është gjithashtu edhe në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Çair. Pra në komunat kryesore, me situatën që ballafaqohen ata, nuk mund të gjejnë kandidatë dhe nuk mund të organizohen për të marrë pjesë në zgjedhje sepse, fatkeqësisht për ata, njeriu kryesor që ua organizonte gjithë kampanjën zgjedhore është në ekzil. Jo rastësisht ata kërkojnë, kanë një kërkesë që është jologjike dhe e papranueshme që bashkë me zgjedhjet lokale të vijnë edhe ato parlamentare dhe e dijnë që kjo kërkesë nuk do të pranohet”, tha Kasami.
Ndryshe, Ali Ahmeti propozoi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor, bashkë me zgjedhjet lokale.
“Si mund t’u shkojë mendja ta heqin gjuhën shqipe të larë me gjak. Turp! Të heqin përfaqësimin e drejtë. Prandaj, këta tanët që janë andej, le t’i braktisin këto institucione. Ne, nuk shkojmë. Ne, nuk pranojmë. Ne, pranojmë vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme në tetor, bashkë me ato lokale”, tha mes tjerash Ahmeti në tubimin e mbrëmshëm partiak.
Kujtojmë se, edhe koalicioni VLEN përmes një komunikate i janë përgjigjur kërkesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, që bashkë me zgjedhjet lokale në vjeshtë, të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike. Prandaj, tashmë një kohe të gjatë po krijojnë skenarë që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale. Pjesë e këtij skenari të tejdukshëm janë edhe sulmet e tyre të pabaza për të ashtuquajturën “deshqiptarizim”, me qëllim që të krijojnë një atmosferë të rreme se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në institucionet shtetërore për shkak të koalicionit të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
- LEXO: KSHZ: Përfunduan edhe zyrtarisht zgjedhjet parlamentare
- LEXO: Gir: Presim zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që të vazhdojë rruga e vendit drejt BE-së
- LEXO: Varheji: Kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE janë shumë të qarta, nuk pres ndryshim në kornizën negociuese
- LEXO: Gjithçka është e mundur këtu, thotë Ageler për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese para zgjedhjes së qeverisë