Siljanovska-Davkova në bisedë me Zelenskin: mbështesim Ukrainën që përballet me agresionin rus

Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski nëpërmjet një bisede telefonike ia uroi postin presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkvoa, thuhet në kumtesë për media nga kabineti i saj. Presidentja, gjatë bisedës siguroi për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj shtetit ukrainas, duke u referuar të drejtave ndërkombëtare. Ata shkëmbyen mendime për […]

maj 23, 2024 - 17:00
 0  6
Siljanovska-Davkova në bisedë me Zelenskin: mbështesim Ukrainën që përballet me agresionin rus
Presidenta e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvillon bisedë telefonike. Foto nga kabineti i presidentes.

Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski nëpërmjet një bisede telefonike ia uroi postin presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkvoa, thuhet në kumtesë për media nga kabineti i saj. Presidentja, gjatë bisedës siguroi për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj shtetit ukrainas, duke u referuar të drejtave ndërkombëtare. Ata shkëmbyen mendime për Samitin e ardhshëm mikpritës nga Zvicra, si dhe u theksua përkushtimi për marrëdhënie të mira diplomatike reciproke, transmeton Portalb.mk.

Davkova gjatë bisedës si komandante supreme e Forcave të Armatosura, duke i’u referuar të drejtave ndërkombëtare, tha se do të mbështesë Ukrainën që përballet me agresionin rus.

“Në bisedën e saj me presidentin ukrainas Zelenski, presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen tonë të fortë dhe të qartë për Ukrainën në lidhje me agresionin ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, parimeve të Kartës së OKB-së dhe Statutit të Këshillit të Evropës, presidenti tha se populli ukrainas mund të llogarisë në aleancën dhe miqësinë e RMV në të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

Presidentët e vendeve gjatë bisedës shkëmbyen qëndrime pacifiste për Samitin e ardhshëm që do të zhvillohet në Zvicër. Davkova mori ftesë për vizitë zyrtare në Ukrainë, njashtu u dakorduan për marrëdhënie të mira diplomatike reciproke.

Biseda u zhvillua gjatë vizitës së presidentes Davkova në Republikën e Italisë dhe selisë e Shenjtë, në manifestimin “Maqedonia për nder të Shën Qirilit”.