Sot do të mbahet “Parada e Krenarisë” në Shkup, do të ketë regjim të veçantë qarkullimi

Sot në Shkup do të mbahet manifestimi i pestë i “Paradës së krenarisë”, Skopje Pride, nën moton “Të pabindur në mënyrë spektakolare!”, informoi Rrjeti nacional kundër homofobisë dhe transfobisë, transmeton Portalb.mk. Kjo është parada e pestë radhazi në kryeqytetin e Maqedonisë. Pika e nisjes do të jetë parku “Gruaja luftëtare”, ku në orën 17 do […]

qershor 22, 2024 - 14:01
 0  5
Sot do të mbahet “Parada e Krenarisë” në Shkup, do të ketë regjim të veçantë qarkullimi
Parada e Krenarisë në Shkup 2019. Foto: Qeveria e RMV-së

Sot në Shkup do të mbahet manifestimi i pestë i “Paradës së krenarisë”, Skopje Pride, nën moton “Të pabindur në mënyrë spektakolare!”, informoi Rrjeti nacional kundër homofobisë dhe transfobisë, transmeton Portalb.mk.

Kjo është parada e pestë radhazi në kryeqytetin e Maqedonisë. Pika e nisjes do të jetë parku “Gruaja luftëtare”, ku në orën 17 do të filloj tubimi i pjesëmarrësve, ndërsa në orën 18 do të fillojë marshi protestues nëpër rrugët e Shkupit. Marshi do të përfundojë në stadiumin e ARM-së në Parkun e Qytetit.

Për shkak të mbajtjes së paradës, nga MPB njoftuan se, nga ora 15 do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të qarkullimin në rajonin qendror të qytetit.

MPB u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhërat që i japin zyrtarët policor në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.