Sot hyri në fuqi Ligji Evropian për Inteligjencën Artificiale

Ligji Evropian për Inteligjencën Artificiale sot hyri në fuqi, i njohur si Akti për inteligjencën Artificiale, rregulltave e parë gjithëpërfshirëse në botë për këtë teknologji, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk. Komisioni Evropian njoftoi se ky ligj u miratua që të garantojë se zhvillimi dhe shfrytëzimi i inteligjencës artificiale në Bashkimin Evropian është i besueshëm, me mbrojtjen […]

gusht 2, 2024 - 03:30
 0  7
Sot hyri në fuqi Ligji Evropian për Inteligjencën Artificiale
Inteligjenca artificiale në shkolla. Foto nga Portalb.mk

Ligji Evropian për Inteligjencën Artificiale sot hyri në fuqi, i njohur si Akti për inteligjencën Artificiale, rregulltave e parë gjithëpërfshirëse në botë për këtë teknologji, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Komisioni Evropian njoftoi se ky ligj u miratua që të garantojë se zhvillimi dhe shfrytëzimi i inteligjencës artificiale në Bashkimin Evropian është i besueshëm, me mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

“Rregullativa ka për qëllim që të krijojë harmonizim në tregun e brendshëm për inteligjencën artificiale në Bashkimin Evropian, duke inkurajuar adoptimin e kësaj teknologji dhe duke krijuar një mjedis për mbështetjen e inovacionit dhe investimeve”, raportoi Komisioni.

Shumica e dispozitave do të jenë të zbatueshme prej mesit të vitit 2026, ndërsa pas gjashtë muajve pritet ndërprerja e përdorimit të inteligjencës në disa fusha. Shumica e aplikacioneve llogaritet që kanë rrezik të ulët ose nuk kanë rrezik, kështu që ato aplikacion nuk do të preken nga rregullorja.

Aplikacione me rrezik të lartë llogariten ato ku bëhet njohja biometrike e fytyrës, softuer mjekësorë dhe ato në fushën e arsimit dhe punësimit.

Sistemet që do të shfrytëzohen nga sektori publik duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të BE-së.

Në nivelin e tretë, i njohur si “rreziku i kufizuar”, përdoruesit duhet të plotësohet pyetësorë që shfrytëzuesit nuk do të mashtrohen. Dënimet mund të arrijnë deri në 7 përqind e fitimit vjetor të kompanisë.

Vendet anëtare deri më 2 gusht të vitit të ardhshëm duhet të caktojnë institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtyre rregullativave, ndërsa Zyra për inteligjencë artificiale e Komisionit Evropian do të jetë trupi kryesor për zbatimin e ligjeve në nivel të BE-së.