SPB Shkup zbardhi vrasje në tentim, është dorëzuar kallëzim penal kundër një personi
SPB Shkup zbardhi vrasje në tentim, është dorëzuar kallëzim penal kundër një personi. Siç kumtoi MPB, nëpunës policor nga Njësiti për krim të dhunshëm – Sektori për delikte seksuale pranë SPB Shkup e ka privuar nga liria A.I(46) nga Shkupi, njofton Portalb.mk. Ai dyshohet se më 14.11.2024 në rrugën “Bërsjaçka buna” në Shkup me pistoletë ka […]
SPB Shkup zbardhi vrasje në tentim, është dorëzuar kallëzim penal kundër një personi. Siç kumtoi MPB, nëpunës policor nga Njësiti për krim të dhunshëm – Sektori për delikte seksuale pranë SPB Shkup e ka privuar nga liria A.I(46) nga Shkupi, njofton Portalb.mk.
Ai dyshohet se më 14.11.2024 në rrugën “Bërsjaçka buna” në Shkup me pistoletë ka shtënë drejt SH.M. od Shkupi dhe i ka shkaktuar plagë në abdomen. A.I. është mbajtur në stacion policor dhe kundër tij, me procedurë të shpejtë, është dorëzuar kallëzim penal “vrasje” në tentim sipas nenit 123 lidhur me nenin 19 nga Kodi Penal.
Gjykatësi i procedurës paraprake A.I. i ka caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas çka do të dërgohet në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu Shkup për vuajtje të masës.