Stano: Çdo vendim për urën e Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se çështja e hapjes së urës është pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE, dhe se diskutimi dhe vendimet në lidhje me hapjen e saj për trafik duhet të ndodh në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të dyja palëve. Stano ka shtuar se palët […]
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se çështja e hapjes së urës është pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE, dhe se diskutimi dhe vendimet në lidhje me hapjen e saj për trafik duhet të ndodh në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të dyja palëve.
Stano ka shtuar se palët duhet të lëvizin përpara me implementimin e marrëveshjeve të mbetura pezull dhe të zbatojnë obligimet e marrëveshjeve të arritura në dialog.
“Ne jemi të interesuar të parandalojmë edhe një krizë tjetër, kemi pasur mjaftë të tilla tashmë dhe pak zgjidhje e hapa drejt deeskalimit. Në lidhje me pyetjen tuaj, për hapjen e urës në Mitrovicë, ajo ka qenë temë e dy marrëveshjeve të dialogut të lehtësuar nga BE, më 2015 e 2016. Dhe pavarësisht përpjekjeve për të ndërmjetësuar përgjatë viteve, kjo urë mbetet e mbyllur për trafik. Dhe përderisa kjo është çështje që i takon dialogut të lehtësuar nga BE, negociatat dhe çfarëdo vendimi në lidhje me urën duhet të diskutohet dhe të bëhet në kuadër të dialogut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të dyja palëve, Kosovës e Serbisë”, ka deklaruar Stano.
Ai ka potencuar se veprimet e njëanshme po largojnë fokusin nga zbatimi i obligimeve të Marrëveshjes për normalizim të raporteve, duke e cilësuar këtë si prioritetin kryesor.
“Ne përsërisim thirrjet tek palët, që të lëvizin përpara me implementimin e marrëveshjeve të mbetura pezull. Edhe një herë, marrëveshja për rregullimin për urën, është pjesë e marrëveshjeve që janë arritur tashmë në dialog, dy herë. Kështu që obligimet e mbetur pezull nga marrëveshjet duhet të zbatohen pa vonesë, e kjo vlen edhe për çështjen e urës, e gjithashtu edhe për Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve. Pasi që veprimet e njëanshme, po e largojnë fokusin nga prioriteti kryesor, e prioriteti i parë duhet të jetë zbatimi i obligimeve të Marrëveshjes për normalizim të raporteve”, ka deklaruar tutje Stano.