Sula i ngre tonet në Kuvend: Ju i urreni katunarët dhe s’u jepni fare para

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur ditën nga foltorja e Kuvendit për aktin normativ lidhur me ndryshimin e Buxhetit të Shtetit. Sula, gjatë fjalës së tij, akuzoi qeverinë se nuk shikon sektorin më jetik, atë të bujqësisë dhe blegtorisë. “Pse nuk shihni sektorët më jetik? Pse e keni kaq urrejtje për katunarët. Ju […]

shtator 13, 2024 - 02:00
 0  8
Sula i ngre tonet në Kuvend: Ju i urreni katunarët dhe s’u jepni fare para

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur ditën nga foltorja e Kuvendit për aktin normativ lidhur me ndryshimin e Buxhetit të Shtetit.

Sula, gjatë fjalës së tij, akuzoi qeverinë se nuk shikon sektorin më jetik, atë të bujqësisë dhe blegtorisë.

“Pse nuk shihni sektorët më jetik? Pse e keni kaq urrejtje për katunarët. Ju nuk i jepni para katunarëve, vetëm 5 mln euro, ia ulët me 9% fondet bujqësisë dhe blegtorisë.                             

Ju i urreni katunarët dhe s’i jepni fare para, i thoni ikni braktiseni vendin. Çfarë i dhatë ju pensionistëve nga ky akt normativ, zero lekë, vetëm në tetor 2023 i shtuat 500 lekë në ditë të vjetra, pra 15 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ju nuk i jepni dot as një gjysmë buke pensionistëve. Ky akt normativ ka nuanca korruptive dhe në 2023 e njëjta gjë doli. Ju keni arritur atë që se ka bërë gjithë europa dhe bota, 25 mln euro e keni çuar ndërtimin e një km rrugë fushore”, tha Sula.