Sulmoi pesë zyrtarë policorë në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj SH.H., i cili dyshohet se ka sulmuar një person zyrtar, raporton Gazeta Online Reporteri.net Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se i arrestuari dyshohet se me dashje më 31 korrik ka sulmuar pesë zyrtarë policorë, duke u shkaktuar atyre lëndime […]

gusht 1, 2024 - 19:30
 0  5
Sulmoi pesë zyrtarë policorë në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
sulmoi-pese-zyrtare-policore-ne-gjilan,-kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit

sulmoi-pese-zyrtare-policore-ne-gjilan,-kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj SH.H., i cili dyshohet se ka sulmuar një person zyrtar, raporton Gazeta Online Reporteri.net

Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se i arrestuari dyshohet se me dashje më 31 korrik ka sulmuar pesë zyrtarë policorë, duke u shkaktuar atyre lëndime trupore.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Sh.H., më 31 korrik 2024, në Gjilan, me dashje i ka sulmuar pesë zyrtarë policorë, ashtu që derisa të njëjtit ishin në pikë kontroll, duke ushtruar autorizimet e tyre ligjore, afrohet i pandehuri afër tyre, ku fillon të ngacmojë kalimtarët në rrugë dhe pasi i tërhiqet vërejtja nga njëri polic duke i kërkuar që të largohet nga aty, i njëjti fillon t’i ofendojë dhe kanosë me fjalë policët, me ç’rast njëri prej tyre i afrohet dhe e njofton se prej tani është i arrestuar dhe do t’a shoqërojnë në stacion policor, atëherë i pandehuri e shtyen me duar dhe e godet në fytyrë ku si pasojë e lëndimeve ka marrë ndihmë mjekësore dhe po ashtu edhe pasi hynë në veturë e lëndon edhe një polic tjetër dhe i godet në këmbë zyrtarët policorë”, thuhet në komunikatë.