Takimi me Sorensen, Kurti i tregon në “X” tri kërkesat që i ka në dialog, danezit i uron sukses në detyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Gjermani, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich, aty është takuar me emisarin e ri special të BE’së për dialogun, Peter Sorensen, të cilit edhe i uroi suksese në detyrën e re. Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social X ka treguar për tri kërkesat

shkurt 15, 2025 - 02:00
 0  8
Takimi me Sorensen, Kurti i tregon në “X” tri kërkesat që i ka në dialog, danezit i uron sukses në detyrë
takimi-me-sorensen,-kurti-i-tregon-ne-“x”-tri-kerkesat-qe-i-ka-ne-dialog,-danezit-i-uron-sukses-ne-detyre

takimi-me-sorensen,-kurti-i-tregon-ne-“x”-tri-kerkesat-qe-i-ka-ne-dialog,-danezit-i-uron-sukses-ne-detyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Gjermani, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich, aty është takuar me emisarin e ri special të BE’së për dialogun, Peter Sorensen, të cilit edhe i uroi suksese në detyrën e re.

Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social X ka treguar për tri kërkesat që i ka në dialog: Serbia duhet ta tërheq letrën e drejtuar EEAS në dhjetor të 2023, ta dorëzojë Milan Radoçiqin, dhe Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme.

“Ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe aneksit të saj. Serbia duhet të tërheqë letrën e saj të 13 dhjetorit 2023 drejtuar EEAS dhe të dorëzojë Milan Radoiçiq-in për të rikthyer besimin bazë në dialog, ndërsa Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme”, shkroi Kurti.