Haxhiu: Legjislativi, rol vendimtar në krijimin e kornizës ligjore që sanksionon dhunën

Organizuar në kuadër të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Familje, Kundër Dhunës Ndaj Grave dhe Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Kuvendi i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë ka mbajtur sot konferencën me temën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”.

dhjetor 9, 2024 - 22:00
 0  6
Haxhiu: Legjislativi, rol vendimtar në krijimin e kornizës ligjore që sanksionon dhunën
haxhiu:-legjislativi,-rol-vendimtar-ne-krijimin-e-kornizes-ligjore-qe-sanksionon-dhunen

haxhiu:-legjislativi,-rol-vendimtar-ne-krijimin-e-kornizes-ligjore-qe-sanksionon-dhunen

Organizuar në kuadër të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Familje, Kundër Dhunës Ndaj Grave dhe Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Kuvendi i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë ka mbajtur sot konferencën me temën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo konferencë është një mundësi për të ndryshuar gjendjen dhe për të përçuar mesazh se dhuna në familje nuk është çështje private, por ajo duhet të adresohet në institucionet e Republikës së Kosovës, është vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burg.

Sipas Haxhiut kjo çështje nuk është vetëm një sfidë sociale morale, por edhe detyrim ligjor e institucional dhe siç tha ajo, legjislativi e ka një rol vendimtar në këtë drejtim.

“Legjislativi ka një rol vendimtar në krijimin e kornizës ligjore që jo vetëm sanksionon dhunën, por edhe fuqizon mekanizmat për parandalimin e saj, ndërsa Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ka bërë hapa të rëndësishëm përmes hartimit të ligjeve specifike dhe marrjen e një sërë masash që trajton dhunën ndaj grave dhe barazinë gjinore”, tha Haxhiu.