Taravari: Fronti Europian nuk ekziston më, por vetëm BDI dhe disa satelit që e përkrahin atë
Disa nga partnerët e Frontit Europian thonë se nuk ekziston më Fronti, por vetëm BDI-ja dhe disa satelit që e përkrahin BDI-në. Këtë njoftim e bëri sonte kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai në intervistë për televizionin Alsat tha se tre nga deputetët turq që janë pjesë e koalicionit opozitar “Fronti […]
Disa nga partnerët e Frontit Europian thonë se nuk ekziston më Fronti, por vetëm BDI-ja dhe disa satelit që e përkrahin BDI-në. Këtë njoftim e bëri sonte kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai në intervistë për televizionin Alsat tha se tre nga deputetët turq që janë pjesë e koalicionit opozitar “Fronti Europian” do të votojnë për Propozim/Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Taravari tha se kryeministri Mickoski e ka informuar “VLEN”-in si partnerë koalicioni para se të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Na ka informuar dy herë se takohet me Ahemtin. Hera e parë ka qenë për organizimin e qeverisë, ndërsa herën e dytë për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”, tha Taravari.
Taravari tha se sipas informatave që ka BDI pa ndaluar ka tentuar të bëhet pjesë e qeverisë dhe ka kërkuar që qeveria mos formohet mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.