Taravari i gatshëm të bisedojë me Ahmetin pas thirrjes së djeshme për bashkim të të gjitha partive shqiptare

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se koalicioni VLEN është i gatshëm të bisedojë me Ahmetin për çështje që janë me interes për shqiptarët. Duke komentuar thirrjen e djeshme të Selës, Taravari tha se mbi të gjitha ai dhe Ahmeti duhet të mësohen me faktin se janë në opozitë, transmeton Portalb.mk. “Z. Sela dhe Ahmeti […]

shtator 18, 2024 - 15:00
 0  6
Taravari i gatshëm të bisedojë me Ahmetin pas thirrjes së djeshme për bashkim të të gjitha partive shqiptare
Arben Taravari. Foto nga profili i tij në Facebook

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se koalicioni VLEN është i gatshëm të bisedojë me Ahmetin për çështje që janë me interes për shqiptarët. Duke komentuar thirrjen e djeshme të Selës, Taravari tha se mbi të gjitha ai dhe Ahmeti duhet të mësohen me faktin se janë në opozitë, transmeton Portalb.mk.

“Z. Sela dhe Ahmeti para së gjithash duhet të mësohen të jenë në opozitë, përndryshe nuk ka problem, jemi të gatshëm të bisedojmë me këdo, në çdo kohë”, tha Taravari.

Sela dje ka bërë thirrje që të gjitha partitë shqiptare të bashkohen, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, për të parandaluar zbatimin e planeve keqdashëse ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Këtë apel e ka bërë Ziadin Sela, nga emisioni Click Plus në TV21. Sela vlerëson se ka shumë paragjykime nga faktori politik maqedonas ndaj shqiptarëve.

“Jemi në një kohë kur duhet të mendojmë shumë mirë se si do të jetë sjellja, pozicionimi, jo i Aleancës për Shqiptarët, i BDI-së, Besës, PDSH-së apo nuk e di kush, jo në raport me VMRO-në, por në raport me politikën maqedonase. Këtu duhet gjetur një gjuhë e përbashkët për të parandaluar në të ardhmen të zbatohen plane jo dashamirëse ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj komuniteteve të tjera”, thotë kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.