Të gatshëm për ndryshime kushtetuese, Mucunski thotë se kjo do të bëhet vetëm me prapaveprim

Ndryshime kushtetuese me prapaveprim, që të mos ketë mundësi për bllokada të reja për vendin nga ana e Bullgarisë në procesin eurointegrues. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë, në bazë të së cilit do të vazhdojnë bisedimet e mëtejshme rreth plotësimit të kushtit të Bullgarisë për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ministri për punë […]

Korrik 19, 2024 - 21:30
 0  5
Të gatshëm për ndryshime kushtetuese, Mucunski thotë se kjo do të bëhet vetëm me prapaveprim

Ndryshime kushtetuese me prapaveprim, që të mos ketë mundësi për bllokada të reja për vendin nga ana e Bullgarisë në procesin eurointegrues. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë, në bazë të së cilit do të vazhdojnë bisedimet e mëtejshme rreth plotësimit të kushtit të Bullgarisë për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ministri për punë dhe tregti të jashtme, Timço Mucunski, në intervistë për Kanal5, tha se Qeveria e re është e gatshme të zbatojë ndryshimet kushtetuese por ato të vlejnë pas anëtarësimit tonë në BE.

“Mund të vendosen bullgarët si etni në Kushtetutën tonë së bashku me kroatët dhe malazezët, por kjo të jetë me prapaveprim deri para ratifikimit të protokolleve për anëtarësim të vendit, me atë është edhe momenti para se të bëhemi shtet anëtar, që të kemi garanci se në atë periudhë do të vlerësohemi vetëm sipas kritereve objektive dhe të matshme. I bëjmë ndryshimet kushtetuese, pas tre muajve Bullgaria të vendosë veto të re. Si do të duket legjitimiteti i BE-së në vend, para qytetarëve tani, si do të duket për legjitimitetin e procesit të integrimit europian në gjithë rajonin”, tha Timço Mucunski, MPTJ.

Paraprakisht kryeministri teknik bullgar, Dimitar Gllavçev, deklaroi se nuk do të bëhen më lëshime për Maqedoninë, ndërsa pas takimit me kryeministrin Mickoski në Uashington, informoi se në atë takim janë dakorduar për normalizimin e raporteve dhe të kthehen në pikën para vitit 2017. Mucunski nuk deshi të komentojë se çfarë saktë është biseduar, por tha se pret racionalitet nga pala bullgare.

“Nuk do të citoja dikë individualisht por do të thosha se ka një mendim se ka logjikë në këtë që e themi dhe se e mbrojmë edhe vetë BE-në me këtë model. Askush nuk mund të na garantojë se pala tjetër do e pranojë këtë, por gjithashtu unë besoj edhe në racionalitetin e palës bullgare”, deklaroi Mucunski.

Por çfarë qëndrimi kanë partnerët e koalicionit në lidhje me këtë? Nga koalicioni VLEN thonë se për ta mbetet prioritet anëtarësimi i vendit në BE dhe e përshëndetësin mendimin e VMRO-DPMNE-së për sjelljen e ndryshimeve kushtetuese.

“Procesi Eurointegrues mbetet prioritet i lartë i Koalicionit VLEN. Ne qëndrojmë në atë që e kemi dhënë si afat kohorë, gjashtë muaj është afati i parë që e kemi dhënë dhe do të shofim se çfarë hapa konkrete do merren në këtë periudhë dhe se si do të vazhdojmë tutje. Vlerësojmë që është goxha e guximshme që VMRO-DPMNE tashmë mendon për modalitetet se si të sillen ndryshimet kushtetuese, e cila për ne është një sinjal që procesi po hapëron në kahjen e duhur”, tha VLEN.

Boban Karapejovski nga Lëvizja ZNAM në edicionin e sotëm të Daily Click, tha se për një gjë të tillë ata si parti janë angazhuar që para zgjedhjeve, kështu që thotë se e mbështesin.

“Ai qëndrim është absolutisht i pranueshëm, mendoj se kryetari i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski edhe i pari e ka promovuar këtë ide me prapaveprim, më pas në fushatë edhe VMRO-DPMNE-ja e zbatoi këtë dhe e premtoi. Është shumë e rëndësishme që ne në procesin aderues në BE të jemi në të qartë se do të zbatohen për Maqedoninë vetëm kriteret e Kopenhagës. Jo gjatë procesit dikush vazhdimisht të na shpik kritere të reja”, u shpreh Boban Karapejovski, Lëvizja ZNAM.

Megjithatë për çfarëdo bisedimesh, autoritetet e Maqedonisë duhet të presin që të formohet Qeveria e re në Bullgari, për shkak se për momentin po funksionon qeveria teknike./TV21