Temperaturat e larta kanë bërë që të rritet numri i të prekurve nga viruse të ndryshme
Temperaturat e larta kanë bërë që të rritet numri i të prekurve nga viruse të ndryshme. Sipas mjekëve këtë periudhë në ordinanca dërgohen fëmijë me kollitje, që më pas përfundojnë me pneumoni. “Kemi bërë disa analiza që kanë kollitje ata foshnje, shohim se paraqitet në pneumosllajdin, adenovirusi dominon në këtë sezon, këtë javë ka dominuar. […]
Temperaturat e larta kanë bërë që të rritet numri i të prekurve nga viruse të ndryshme. Sipas mjekëve këtë periudhë në ordinanca dërgohen fëmijë me kollitje, që më pas përfundojnë me pneumoni.
“Kemi bërë disa analiza që kanë kollitje ata foshnje, shohim se paraqitet në pneumosllajdin, adenovirusi dominon në këtë sezon, këtë javë ka dominuar. Dhe një virus tjetër që është i panjohur, si mutacion i kovidit, i cili bën probleme te foshnjat. Terapia është konsumimi i shumë lëngjeve, ose nëse nëna është gjidhënëse, më shpesh t’i jep fëmijës gjirin, në atë mënyrë do të tejkalohet, nuk ka nevojë për antibiotikë me marr”, deklaroi Safjane Bellçishta, mjeke.
Sipas mjekëve nga i nxehti përvëlues pësojnë të gjithë qytetarët, jo vetëm të sëmurët kronikë. Rekomandohet që në këtë valë të të nxehtit të mos qëndrohet jashtë pa nevojë, sidomos nga ora 11 deri në orën 17, ndërsa duhet të vishen rroba më të lehta dhe me ngjyra të hapura. Prej ditësh Maqedonia e Veriut është në fazën portokalli për shkak të temperaturave të larta, ndërsa sipas parashikimeve të sinoptikëve vera këtë vit do të jetë tejet e nxehtë dhe e thatë.