Autobusët privatë të transportit publik të hënën nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit

Autobusët privatë të transportit publik të hënën nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, por do të parkohen në garazhet e tyre. Transportuesit privatë këmbëngulin se që nga janari nuk kanë marrë para në pajtim me marrëveshjen që kanë me Qytetin e Shkupit. Për shkak të borxhit të grumbulluar ndaj tyre të hënën në […]

qershor 23, 2024 - 17:00
 0  8
Autobusët privatë të transportit publik të hënën nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit

Autobusët privatë të transportit publik të hënën nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, por do të parkohen në garazhet e tyre. Transportuesit privatë këmbëngulin se që nga janari nuk kanë marrë para në pajtim me marrëveshjen që kanë me Qytetin e Shkupit. Për shkak të borxhit të grumbulluar ndaj tyre të hënën në orën 10 do të parkojnë autobusët e tyre dhe nuk do të lëvizin nëpër linjat e rregullta. Do të punojnë vetëm nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 10. Të kontaktuar kohë më parë për borxhin ndaj vozitësve privatë, nga Qyteti i Shkupit theksuan se çështja nuk është përgjegjësi e tyre por e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Ndërkohë me probleme me pagesën e rregullt të pagave përballen edhe vet të punësuarit e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup. /Alsat.mk