Thyhet rekordi: Milan po e transferon sulmuesin që po i ‘çmend’ top klubet evropiane
Viktor Gyokeres transferohet në Serie A. Sulmuesi norvegjez, Viktor Gyokeres është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse me Sporting Lisbonën. Gyokeres realizoi 53 gola dhe 13 asistime në 51 ndeshje të zhvilluara duke u shpallur kampion në Portugali dhe gara për shërbimet e tij ka nisur. Manchester United, Arsenal dhe Juventus janë […]


Viktor Gyokeres transferohet në Serie A.
Sulmuesi norvegjez, Viktor Gyokeres është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse me Sporting Lisbonën.
Gyokeres realizoi 53 gola dhe 13 asistime në 51 ndeshje të zhvilluara duke u shpallur kampion në Portugali dhe gara për shërbimet e tij ka nisur.
Manchester United, Arsenal dhe Juventus janë skuadrat më të përmendura sa i përket së ardhmes së Gyokeres, por së fundmi garës i është bashkuar edhe një gjigant italian.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se në garë për Gyokeres është përfshirë Milani.
Rosonerët janë të gatshëm të thyejn rekordin e klubit për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez.
Zlatan Ibrahimovic do të angazhohet personalisht për ta bindur bashkëkombasin e tij që ta zgjedh Milanin.
Për të siguruar shërbimet e Gyokeres, Milan do të duhet të ndajë më së paku 70 milionë euro, duke u bërë kështu transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
