Tishukaj e VV-së: Nuk mundet me vendos AAK-ja për zgjedhjet në Kosovë me vetëm 8 deputetë

Mirlinda Tishukaj nga Lëvizja “Vetvendosje” thotë për Front Online se dështimi i seancës së sotme për qeverisjen “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i kryeministrit ose dorëheqja e tij, siç thotë ajo, është thjeshtë hajgare. Tishukaj thotë se është jo serioze kur një parti me vetëm 8 deputetë kërkon shkarkimin e […]

maj 24, 2024 - 19:00
 0  5
Tishukaj e VV-së: Nuk mundet me vendos AAK-ja për zgjedhjet në Kosovë me vetëm 8 deputetë
tishukaj-e-vv-se:-nuk-mundet-me-vendos-aak-ja-per-zgjedhjet-ne-kosove-me-vetem-8-deputete

tishukaj-e-vv-se:-nuk-mundet-me-vendos-aak-ja-per-zgjedhjet-ne-kosove-me-vetem-8-deputete


Mirlinda Tishukaj nga Lëvizja “Vetvendosje” thotë për Front Online se dështimi i seancës së sotme për qeverisjen “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i kryeministrit ose dorëheqja e tij, siç thotë ajo, është thjeshtë hajgare.

Tishukaj thotë se është jo serioze kur një parti me vetëm 8 deputetë kërkon shkarkimin e Qeverisë “Kurti”, e cila i ka 56 sosh.

“Prej fillimit më është dukur jo serioze se ne jemi diku 56 deputetë, ata vetëm 8 deputetë dhe me kërku shkarkimin e Qeverisë është veç hajgare. Duhet me qenë pak më serioz, mirëpo edhe deklarimi i shefes së grupit me qenë të gatshëm edhe për të debatuar , edhe për t’i ballafaquar argumentet mirëpo jo të bëhet hajgare me një temë që ka kaluar në Kryesi, janë  dakorduar dhe në fund me thënë jo tash s’po e mbajmë”, tha ajo.

Tishkuaj thotë se për zgjedhje nuk vendos AAK-ja, pasi i ka vetëm 8 deputetë, dhe sipas saj Qeveria aktuale ka kryer punë të suksesshme dhe nuk ka arsye për shpërndarje të Kuvendit.

“Nuk është Aleanca që vendos për zgjedhje në Kosovë kur i ka vetëm tetë deputetë. Përderisa Kuvendi është një nga kuvendet më të suksesshme, agjenda legjislative dmth jemi duke u munduar të përmbledhim siç e patë edhe dje  marrëveshjet prej 279 milionë eurosh u votuan, edhe me votën e tyre. Kemi edhe shumë ligje të cilat janë në procedurë dhe nuk besoj që ka arsye pse me u shpërnda Kuvendi”, tha Tishukaj për Front Online.

Deputetja e VV-së thotë se kjo qeveri duhet ta çoj mandatin deri në fund, që proceset e nisura të përfundojnë . “Të gjitha premisat janë që Qeveria Kurti ta përfundoj mandatin deri në fund, sepse janë bërë punë të mmira, janë shumë procese në vazhdim e sipër që duhet të çohen deri në fund”, tha ajo.