Arrestohet në Gjermani predikuesi “selafist” Abdul Alim Hamza, pritet të dëbohet në Kosovë

Një person nga Kosova me emrin Leonis Hamza, i njohur si Abdul Alim Hamza, është arrestuar në Gjermani. Siç ka shkruar media gjermane “Bild”, Abdul Alim Hamza konsiderohet si “islamist i rrezikshëm”, i cili ishte imam në një xhami në qytetin Bon, për të cilën autoritetet e sigurisë e kanë vlerësuar si “vendtakim selafist”. Aksioni […]

shtator 11, 2024 - 20:00
 0  5
Arrestohet në Gjermani predikuesi “selafist” Abdul Alim Hamza, pritet të dëbohet në Kosovë

Një person nga Kosova me emrin Leonis Hamza, i njohur si Abdul Alim Hamza, është arrestuar në Gjermani.

Siç ka shkruar media gjermane “Bild”, Abdul Alim Hamza konsiderohet si “islamist i rrezikshëm”, i cili ishte imam në një xhami në qytetin Bon, për të cilën autoritetet e sigurisë e kanë vlerësuar si “vendtakim selafist”.

Aksioni thuhet se është përgatitur nga Zyra e Regjistrimit të të Huajve në Bon dhe Sigurimi i Shtetit.

Tutje, bëhet e ditur se vetë Hamza është konsideruar prej kohësh si një predikues “selafist”, dhe se i njëjti thuhet se ka kontakte të mira me “selafistët” Pierre Vogel, Ibrahim El-Azzazi dhe Abu Dunja, transmeton Klankosova.tv.

Sipas informacioneve të Bild-it, agjencia e sigurimit shtetëror gjerman ka shpjeguar në dhjetëra faqe pse veprimet e Hamzës shkelnin, ndër të tjera, rendin themelor të lirisë e demokracisë teksa më pas bëhet e ditur se është lëshuar një urdhër dëbimi ku së shpejti do të kthehet për në Kosovë.

Hamza thuhet se ka lindur në Pejë në vitin 1990, ndërsa që nga janari i vitit 2022, nga autoritetet e sigurisë të Gjermanisë, ai është konsideruar si “person relevant” në fushën e islamizmit.