Tragjedi në Maqedoni! Një alpinist vdiq pasi ra nga humnera

Ecja në male është shndërruar në tragjeti gjatë ditës djeshme për një grup aplinistësh, të cilët ishin nisur drej shpellës “Apilica”, transmeton TV21. Njëri anëtar i grupit, i moshës 69-vjeçare ka rënë në humnerë, me çka ka marrë lëndime në kokë. Nxjerrja nga humnera është bërë nga njesitet speciale ajrore, por nuk ka mjaftuar. Ai […]

qershor 30, 2024 - 17:01
 0  8
Tragjedi në Maqedoni! Një alpinist vdiq pasi ra nga humnera

Ecja në male është shndërruar në tragjeti gjatë ditës djeshme për një grup aplinistësh, të cilët ishin nisur drej shpellës “Apilica”, transmeton TV21.

Njëri anëtar i grupit, i moshës 69-vjeçare ka rënë në humnerë, me çka ka marrë lëndime në kokë.

Nxjerrja nga humnera është bërë nga njesitet speciale ajrore, por nuk ka mjaftuar. Ai është dërguar në Spitalin”8 Shtatori” me helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është konstatuar vdekja.

“Më datë 29.06.2024 në ora 12.10 në Stacionin Policor në Rostushë është denoncuar se në vendin e quajtur “Rrjedhja e ujëvarave”, S.P.(69) nga Shkupi me një grup alpinistësh, duke ecur shtegut të pacaktuar drejt shpellës “Apilica”, ka rënë në humnerë dhe ka marrë lëndime në kokë. Njësitet policore nga Departamenti për njësite ajrore në bashkëveprim me Njësitin special “Tigrat”, e kanë hequr S.P. nga humnera dhe me helikopterë të MPB-së e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, qëndron në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë./TV21