Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nuk do të japë më njoftime me zë, përveç në një rast

Duke filluar nga 3 shkurti, e hënë, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të bëhet një aeroport i heshtur. Kjo do të thotë se nga e hëna, 3 shkurt 2025, në Aeroportin e Shkupit nuk do të bëhen njoftime të tjera zanore publike, përveç njoftimeve para se të fillojë hyrja në avion (bording) në dalje, transmeton […]

shkurt 1, 2025 - 15:00
 0  4
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nuk do të japë më njoftime me zë, përveç në një rast
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Duke filluar nga 3 shkurti, e hënë, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të bëhet një aeroport i heshtur. Kjo do të thotë se nga e hëna, 3 shkurt 2025, në Aeroportin e Shkupit nuk do të bëhen njoftime të tjera zanore publike, përveç njoftimeve para se të fillojë hyrja në avion (bording) në dalje, transmeton Portalb.mk.

“Prandaj, ne kërkojmë që të gjithë pasagjerët t’i kushtojnë vëmendje ekraneve dhe monitorëve që shfaqin informacionin e fluturimit, portat e aeroplanëve dhe çdo njoftim personal në lidhje me fluturimin e tyre të marrë nga linja e tyre ajrore”, thonë nga TAV.

Nga aroporti thonë se besojnë që reduktimi i ndotjes akustike në aeroport do të përmirësojë më tej përvojën e pasagjerëve të aeroportit.