U dënuan 18 doganierë për një muaj në Maqedoninë e Veriut, sistem inteligjent në të gjithë kufijtë, deklaroi drejtori i Doganës

Drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, ka njoftuar që në të gjithë kufijtë e Maqedonisë së Veriut është vendosur sistemi inteligjent për regjistrimin e tabelave dhe mbikëqyrje përmes videove, transmeton Portalb.mk. “Drejtoria e Doganave për tre muaj me të ardhura më të larta, në të gjithë kufijtë është vendosur në funksion sistemi […]

shtator 22, 2024 - 15:00
 0  5
U dënuan 18 doganierë për një muaj në Maqedoninë e Veriut, sistem inteligjent në të gjithë kufijtë, deklaroi drejtori i Doganës
Kufiri ndërmjet Maqedonisë ë Veriut dhe Serbisë në Tabanoc - Preshevë. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, ka njoftuar që në të gjithë kufijtë e Maqedonisë së Veriut është vendosur sistemi inteligjent për regjistrimin e tabelave dhe mbikëqyrje përmes videove, transmeton Portalb.mk.

“Drejtoria e Doganave për tre muaj me të ardhura më të larta, në të gjithë kufijtë është vendosur në funksion sistemi inteligjent për identifikimin e regjistrimit të tabelave dhe video-mbikëqyrjes”, deklaroi Nikollovski.

Në krahasim me periudhën e kaluar, ai theksoi që të ardhurat e regjistruara në Doganë gjatë këtyre tre muajve kanë shënuar rritje.

“Së shpejti do të vihet në funksion sistemi i videokontrollit dhe njohjes së targave, i cili do të njohë personat, vetura, do të alarmojë për lëvizje të dyshimta, por edhe në rastet kur korsitë e kufirit do të jenë të ngarkuara”, sqaroi Drejtori, duke paralajmëruar edhe një grant nga Bashkimi Evropian për automatizmin e terminaleve.

Ai kërkoi nga punëtorët të punojnë me përkushtim, duke raportuar që vetëm në muajin gusht janë shqiptuar 18 masa disiplinore.