Pushteti qetëson: Paga minimale do të rritet në mars të vitit të ardhshëm
Qeveria kujton se paga minimale do të rritet vitin e ardhshëm, përcjell FLAKA. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një lidhje telefonike për Stadion, tha se nuk ka The post Pushteti qetëson: Paga minimale do të rritet në mars të vitit të ardhshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Qeveria kujton se paga minimale do të rritet vitin e ardhshëm, përcjell FLAKA.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një lidhje telefonike për Stadion, tha se nuk ka nevojë të nxitohet dhe se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) duhet të presë me kërkesën për ngritjen e pagës minimale, e cila sipas me metodologjinë e miratuar sigurisht që do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm.
“Kërkesa për konstituimin e këshillit ekonomiko-social është dorëzuar në Qeveri. Sipas ligjit, paga minimale do të rritet vitin e ardhshëm në muajin mars. Për të rritur më herët pagën minimale, siç kërkojnë sindikatat, duhet të ndryshohet ligji dhe për këtë duhet një dritë jeshile nga këshilli ekonomiko-social, që fillimisht të formohet ai këshill”, thotë Durmishi.
Ai shton se të gjitha vendimet duhet të merren pasi të dëgjohen kërkesat e të gjitha palëve të përfshira, jo vetëm të punëtorëve.
“Vendimet duhet të merren me konsensus dhe të dëgjohen kërkesat edhe të punëtorëve edhe të biznesit. Megjithatë, janë kompanitë ato që krijojnë vendet e punës. Duhet të merren masa që do të nënkuptojnë rritje dhe zhvillim të ekonomisë dhe hapje të vendeve të punës më të paguara dhe rritje të standardit jetësor të qytetarëve”, thekson Durmishi.
LSM kërkon që paga minimale të rritet në 450 euro. Punëtorët në Maqedoni që janë me pagë minimale marrin 367 euro në muaj. Vendet e rajonit kanë paga minimale më të larta. Në media ka pasur pohime se disa punëtorë marrin paga më të ulëta se paga minimale. FLAKA
The post Pushteti qetëson: Paga minimale do të rritet në mars të vitit të ardhshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .