U hodh shorti për Kupën e Maqedonisë së Veriut, “vëllezërit” shqiptarë do të ndeshen në 1/8 e finales

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të 1/8 së finales, do të përballet Shkëndija e Tetovës me Shkëndijën e Haraçinës, ashtu që Shkëndija e Tetovës e vlerësoi si “ndeshje zyrtare me vëllezërit”, raportoi Portalb.mk. Në garën e Kupës gjenden tetë ekipe, ndërsa shorti i hedhur në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, […]

tetor 4, 2024 - 22:01
 0  5
U hodh shorti për Kupën e Maqedonisë së Veriut, “vëllezërit” shqiptarë do të ndeshen në 1/8 e finales
KF Shkëndija, foto nga: Elion Jashari

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të 1/8 së finales, do të përballet Shkëndija e Tetovës me Shkëndijën e Haraçinës, ashtu që Shkëndija e Tetovës e vlerësoi si “ndeshje zyrtare me vëllezërit”, raportoi Portalb.mk.

Në garën e Kupës gjenden tetë ekipe, ndërsa shorti i hedhur në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i nxori gëto përballje në 1/8 e finales:

Shkëndija-Shkëndija Haraqinë

Gostivari-Bregalnica

Sileksi-Shkupi

AP Brera-Besa

Struga-Makedonija Gj.P.

Arsimi-Voska

Vardari-Tikveshi

Pelisteri-Detonit

Në 1/8 e finales do të ketë vetëm nga një ndeshje, ndeshje që do të zhvillohen më 23 tetor në ora 14:00.

“Pas shumë viteve pauzë, kemi kënaqësinë që do të përballemi në një ndeshje zyrtare me vëllezërit tanë nga Haraçina e Shkupit. Dueli i vlefshëm për 1/8 e finales së Kupës ndërmjet dy Shkëndijave do të luhet në Tetovë më 23 tetor me fillim në orën 14:00 dhe ne si klub presim të jetë një festë e vërtetë e futbollit, pavarësisht se në terren secila skuadër do të kërkojë kualifikimin”, deklarojnë nga Shkëndija e Tetovës.

Shkëndija e Haraçinës gjithashtu këtë ndeshje e ka vlerësuar si ditë feste.

“Ky duel mes dy Shkëndijave nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një festë e miqësisë dhe bashkimit, ku të dyja skuadrat do të luajnë me zemër për krenarinë e tyre dhe për të dhuruar një spektakël të vërtetë”, deklaruan nga Shkëndija e Haraçinës.

Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.