U kall loja! Santi shkon te Buci në klub

Një zhvillim i papritur ka ndodhur mbrëmë që përfshin dy prej ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 2. Ka qenë Santiana ajo që ka vendosur ta shijojë jetën e natës dhe gjejeni pak se ku? Në Zone Club. Gjysmëfinalistja ka shkuar në vendin e punës të Bucit, banorit tjetër me të cilin luajti lojën për […]

gusht 12, 2024 - 14:00
 0  7
U kall loja! Santi shkon te Buci në klub

Një zhvillim i papritur ka ndodhur mbrëmë që përfshin dy prej ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 2.

Ka qenë Santiana ajo që ka vendosur ta shijojë jetën e natës dhe gjejeni pak se ku? Në Zone Club.

Gjysmëfinalistja ka shkuar në vendin e punës të Bucit, banorit tjetër me të cilin luajti lojën për një periudhë të gjatë të rrugëtimit bashkërisht.

Ajo është shfaqur me Metin dhe Besin.

‘Kuku’ ka qenë mbishkrimi i Metit në videon krah Santit dhe Besit.

Nuk dihet nëse ka pasur një takim apo shkëmbim mes saj dhe Bucit në Zone.

Kujtojmë se pas daljes, i ftuar në Prive, ai u shpreh që vetë Santianës “nuk do t’ia ndalonte hyrjen në Zone Club”.

Dhe mesa duket, ashtu ndodhi!