U përzgjedh fituesi i Çmimit “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2024
Në kuadër të festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, planifikohet ndarja e katër çmimeve, ndër ato edhe Çmimi “Vëllezërit Milladinov”, që këtë vit i ndahet Katica Qullavkovës, transmeton Portalb.mk. “Poetja maqedonase, teoricientja e letërsisë, akademikja Katica Qullavkova është fituese e çmimit “Vëllezërit Miladinov”, që ndahet nga mbrëmjet strugane të poezisë për përmbledhjen më të mirë poetike […]
Në kuadër të festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, planifikohet ndarja e katër çmimeve, ndër ato edhe Çmimi “Vëllezërit Milladinov”, që këtë vit i ndahet Katica Qullavkovës, transmeton Portalb.mk.
“Poetja maqedonase, teoricientja e letërsisë, akademikja Katica Qullavkova është fituese e çmimit “Vëllezërit Miladinov”, që ndahet nga mbrëmjet strugane të poezisë për përmbledhjen më të mirë poetike ndërmjet dy edicioneve të festivalit”, raportoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Ajo fitoi me përmbledhjen e saj poetike “Qielli është shtëpia ime”, ndërsa në vitin 1989 e kishte fituar çmimin e njejtë me përmbledhjen “Zhedbi”.
Ndryshe, Qyteti i Strugës do të jetë përsëri nikoqir i festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”, ku pritet të marrin pjesë 25 poetë të huaj dhe një numër i madh poetësh nga Maqedonia e Veriut.
Edicioni i 63-të pritet të mbahet prej 22 gushtit deri më 26 gusht nën moton “Prekja e së bukurës”. Në kuadër të edicioni do të ndahen çmimet, “Kurora e artë” (poeti francez Jean Pierre Simeon), “Urat e Strugës” (poete gjermane Katrin Pitz),“Struga rinore” (Filipa Sara Popova) dhe çmimi “Vëllezërit Milladinovski” (Katica Qullavkova).