U publikua tenderi i ri rreth stacionit të kompresorit në Qendrën klinike në Shkup
Të hënën përsëri është shpallur tender për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, informoi sot pasdite ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai tha se nuk ka informacion nëse është regjistruar ndonjë kompani, por shprehu dëshirën që dikush të regjistrohet, sepse në tenderin e kaluar nuk ka pasur aplikues për të përfunduar […]
Të hënën përsëri është shpallur tender për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, informoi sot pasdite ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai tha se nuk ka informacion nëse është regjistruar ndonjë kompani, por shprehu dëshirën që dikush të regjistrohet, sepse në tenderin e kaluar nuk ka pasur aplikues për të përfunduar punën, raporton MIA.
“Shpresoj se do të paraqitet, që të paktën nëse është e mundur ta zgjidhim këtë problem deri në fund të vitit”, është përgjigjur Taravari në pyetjen e gazetarëve, pas vizitës në Klinikën universitare për kirurgji digjestive me rastin e lëshimit të pajisjes së re mjekësore me vlerë një milion euro.
Në pyetjen në rast se nuk paraqitet asnjë kompani, ministri sqaroi se do të konsultohet me ekspertë.
“Asgjë, do të shohim, do të kërkojmë ekspertë të shohim se si mund t’i kërkojmë dikujt që ta mbarojë këtë punë sa më shpejt. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, u përgjigj Taravari.
Ai tha se sallat e operacionit të Qendrës Klinike janë duke funksionuar, sepse autoritetet kanë gjetur një “bekap”.
“Kemi gjetur “bekap” për të funksionuar, nëse kompania nuk fillon t’i instalojë, do të na duhen 10 ditë që sallat të mos funksionojnë fare, ndërsa të fiken të vjetrat dhe të vendosen kompresorët e rinj. Me të njëjtin rast pas 32 vitesh rinovojmë dhe vendosim kompresorë të rinj sipas të gjitha standardeve ashtu siç duhet. Shpresoj se do të fillojmë edhe me këtë. Disa gjëra po ndodhin paralelisht, nuk mund të përqendrohemi vetëm te kompresorët, të largohemi nga sallat dhe investimet e tjera në shëndetësi”, është decid Taravari.
Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.
Më 29 korrik, ministri Arben Taravari theksoi se në sistemin klinik për furnizimin me oksigjen është gjetur formaledih, e cila shkakton irritim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve dhe hundës dhe mund të shkaktojë alergji dhe inflamacione, ndërsa gjatë një ekspozimi afatgjatë mund të jetë edhe kancerogjen.