Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, deklaroi Demiri pasi Taravari i shpalosi dyshimet për keqpërdorim

Ish-ministri për shëndetësi dhe ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovë, Ilir Demiri, ka reaguar ndaj ministrit aktual të shëndetësisë, Arben Taravarit, pasi ai ka shpalosur dyshimet për keqpërdorim të funksionit nga ana e Demirit, transmeton Portalb.mk. “Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, posaçërisht nga njeriu që drejtor institucion. Unë do […]

gusht 16, 2024 - 21:00
 0  5
Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, deklaroi Demiri pasi Taravari i shpalosi dyshimet për keqpërdorim
Ilir Demiri. foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ish-ministri për shëndetësi dhe ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovë, Ilir Demiri, ka reaguar ndaj ministrit aktual të shëndetësisë, Arben Taravarit, pasi ai ka shpalosur dyshimet për keqpërdorim të funksionit nga ana e Demirit, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, posaçërisht nga njeriu që drejtor institucion. Unë do të kisha thënë diçka tjetër. Në Spitalin Klinik të Tetovës, për gjashtë muaj sa e menaxhova unë Spitalin Klinik, u bë një ndryshim i madh, një revolucion pozitiv”, deklaroi Demiri.

Ai ka kërkuar nga funksionarët që të marrin shembull punën e tij në Spitalin Klinik të Tetovës, “që të mund edhe ato të jenë  të suksesshëm”.

“Ato në biografinë e vet kanë qenë ministra nga një vjet e dy vjet. Duhet të paktën të bëjnë një komparacion, çka kanë bërë ato e çka kam bërë unë”, deklaroi Demiri.

Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës. Kështu ka deklaruar më 15 gusht ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai këto komente i bëri pas promovimit të donacionit mbi 1 milionë euro nga Ecolog në repartin internistik në Spitalin e Tetovës.

Ilir Demiri dhe Arben Taravari kanë qenë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti ata u pozicionuan në koalicione të ndryshme, Taravari te koalicioni VLEN, Demiri te koalicioni Fronti Europian.