U shkarkua drejtoresha që nuk donte t’i përmendej emri, drejtoreshë e re në “Kozle” është Katerina Boshkovska
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së spitalit “Kozle” Karolina Simonovska është shkarkuar. Në vend të saj, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se drejtoreshë e re e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle” është emëruar prof. dr. Katerina Boskovska, e cila prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të kësaj institucioni, transmeton Portalb.mk. […]
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së spitalit “Kozle” Karolina Simonovska është shkarkuar. Në vend të saj, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se drejtoreshë e re e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle” është emëruar prof. dr. Katerina Boskovska, e cila prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të kësaj institucioni, transmeton Portalb.mk.
Simonovska praprakisht u ka drejtuar kërkesë mediave që të mos përmendet emri, mbiemri dhe angazhimi i saj profesional. Në të kundërt, paralajmëroi procedurë dhe marrjen e masave ligjore
“Unë, dr. Karolina Simonovska…deklaroj se nuk pajtohem dhe në asnjë rast nuk jap pajtimin tim që emri dhe mbiemri im dhe angazhimi im profesional të publikohen në media. Veçanërisht në asnjë rast, emri dhe mbiemri im dhe angazhimi im profesional të keqpërdoret në atë mënyrë që pa autorizim dhe dhe në konekst të njoftimeve të pavërteta të përdoret në media. Çdo veprim në kundërshtime me të sipërpërmendurat përbën shkelje të integritetit tim profesional, personal dhe moral dhe në të njëjtën kohë rezervoj të drejtën të marr masa ligjore kundër çdo tentative për manipulim dhe përdorim të paautorizuar të emrit dhe mbiemrit tim”, thuhet në letrën e tashmë ish-u.d drejtoreshës.
Kërkesës së saj reaguan ashpër shoqatat e gazetarëve (SPGM dhe ShGM) në vend. Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGM) dënon deklaratpën e ud drejtoreshës së ISHP Klinika Universitare për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët Kozle-Shkup, Karolina Simonovska, me të cilën ndalon përdorimin e emrit të saj në media dhe paralajmëron se në të ka shumë elementë kërcënues për gazetarët dhe mediat.
“SPGM i rikujton Simonovskës se posti publik për të cilin është zgjedhur është subjekt i vëzhgimit të gazetarëve dhe mediave dhe se me vetë faktin se ka pranuar të kryejë detyrë publike, edhe ajo ka pranuar që puna e saj të jetë nën llupën publike. Në të njëjtën kohë, as ajo dhe as ndonjë zyrtar i zgjedhur dhe i emëruar nuk mund të ndalojë përmendjen e emrit të tyre kur bëhet fjalë për kryerjen e funksioneve të tyre, të paguara nga paratë e qytetarëve”, u përgjigj SPGM.
Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të medias e interpreton rastin si kërcënim konkret dhe pengim i punës së gazetarëve dhe presion ndaj pavarësisë së mediave dhe u kujton drejtorëve të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe autoriteteve shtetërore që i emërojnë ata, se kjo është një mënyrë e imponimit të censurës dhe bashkë me të trazohet ambienti demokratik në vend dhe ushtrohet presion ndaj kolegëve me pasoja të paparashikueshme.
Deklarata e Simonovska vjen pasi këshilli mjekësor i Klinikës për sëmundje të frymëmarrjes “Kozle” ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ushtrueses të detyrës drejtoreshë, pas rastit në të cilin e kishte pushuar nga puna mjeken Veselinka Mitrovska-Josifova, specialiste ORL dhe bronkoskope.
Në letrën dërguar mediave, ata kërkojnë që institucionet kompetente, Ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri t’i japin fund arbitraritetit të drejtoreshës Simonovska, e cila sipas tyre do t’i japë fund diskreditimit që ajo po i bën spitalit.