Udhëzimi për bashkimin e mbështetësve të Bashës me PD

Para mbajtjes së mbledhjes së kryesisë këtë të mërkurë në orën 18:00, PD e drejtuar nga Sali Berisha ka bërë një hap për të afruar edhe ata demokratë të cilët kanë mbështetur më parë Lulzim Bashën. Udhëzimi i firmosur nga Flamur Noka me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, i hap rrugën atyre që […]

shtator 4, 2024 - 14:00
 0  9
Udhëzimi për bashkimin e mbështetësve të Bashës me PD

Para mbajtjes së mbledhjes së kryesisë këtë të mërkurë në orën 18:00, PD e drejtuar nga Sali Berisha ka bërë një hap për të afruar edhe ata demokratë të cilët kanë mbështetur më parë Lulzim Bashën.

Udhëzimi i firmosur nga Flamur Noka me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, i hap rrugën atyre që duan të  njohin Berishën si kryetar të PD.

Gjithashtu në këtë udhëzim të përcaktohen hapat që do të ndiqen nga të gjitha degët e PD-së.

Kështu referuar udhëzimit, një individ që ka qenë anëtar kryesie në degën e PD-së së drejtuar nga Basha, që konsiderohet si strukturë paralele nga PD e Berishës, do të kuoptohet si anëtar kryesie në degën e PD-së. E njëjta gjë do të ndodhë me ata që kanë qenë kryetarë grupseksioni apo seksioni, që do të vijojnë të mbajnë të njëjtat pozicione, duke ndryshuar kështu vetëm emrin e kryetarit të partisë në qendër, nga Lulzim Basha te Sali Berisha.