Ujesjellësi në Mitrovicë tregon se ku do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” njofton qytetarët se gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, më 09.12.2024. Siç njofton kompania, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujëjsellesit do të zhvillojnë punime në rrugët “Mojsine Kokalari”, “Xhevat Jusufi”, “Bajram Rrahmani”, “Demë Ahmeti” si dhe në fshatin


Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” njofton qytetarët se gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, më 09.12.2024.
Siç njofton kompania, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujëjsellesit do të zhvillojnë punime në rrugët “Mojsine Kokalari”, “Xhevat Jusufi”, “Bajram Rrahmani”, “Demë Ahmeti” si dhe në fshatin Zasellë.
“Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët: “Dëshmorët e Kombit”, Stacioni i pompimit për Skenderaj – Shipol si dhe në fshatin Tunel i Parë”- thuhet tutje në njoftim.
Gjithshtu në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj kompania ka njoftuar se është shpërdarë ujë falas përmes autoboteve.
Sipas tyre, në orën 10:00 është shpërndarë te sheshi “Mehë Uka” dhe në oborrin e Zjarrëfiksve në Iliridë, në orën 12:00 në Vushtrri te Kalaja e qytetit dhe në orën 10:00 te sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj.
“Për zhvillime të reja do u informojmë me kohë”- përfunduan nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.